Përshëndetje. Welcome. Добредојдовте. Shqip | English | Македонски
Association of People 

with Disabilties Shpresa

e martë, korrik 06, 2010





Në planin lokal akcional për komunën e Çairit që u përgadit gjatë vitit 2007 në bashkëpunim mes Sh.I.Shpresa, Handicap International dhe Komunën e Çairit, një ndër prioritetet ishte të ndërtohen akcese për qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara nëpër institucionet publike në tërë teritorin e komunës së Çairit.
Me projektin “Mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara” parapamë të ndërtojmë 4 akcese nëpër institucionet publike, siç janë: Sh.F.”Liria”, Teatri Kombëtar Shqipëtar, Sh.F.”Tefeyz” dhe Shtëpija e pensionistëve në Çair. Mirëpo, për shkak të mjeteve finansiare që i siguronte Agjensioni për Zhvillim i Zvicrrës, nuk kishte mundësi të ndërtohen të 4 akceset dhe ishim të detyruar të ndërtojmë vetëm 2. Ne u përcaktuam për Sh.F.”Tefeyz” dhe Shtëpinë e pensionistëve në Çair.
Ky projekt filloi me reailizim me datën 15.01.2010, dhe mbaroi me datën 10.05.2010. Tani, siç shihet, kemi ndërtuar 2 akcese sipas të gjitha standardeve, dhe mund të themi lirisht që ç’do person me aftësi të kufizuara mund të hyjë dhe të dalë lirshëm nga këto institucione dhe tani më ai mund ti llogarit këto institucione si të tijat, të llogaritet si i barabartë me të tjerët, jo i diskriminuar, e kjo është një kënaqësi për vet personin që shfrytëzon këto akcese, për ne si organizatë por edhe për komunën e Çairit, sepse me institucione të këtilla, komuna krijon një imazh krejtësisht tjetër nga ai i mëparshmi. Duhet të theksohet që këtë projekt finansiarisht, me 20% të buxhetit total, e ka përkrahur edhe komuna e Çairit.
Normalisht që ne nuk do të ndalemi këtu, përderisa nuk realizohet në tërësi plani lokal akcional për komunën e Çairit.