Përshëndetje. Welcome. Добредојдовте. Shqip | English | Македонски
Association of People 

with Disabilties Shpresa

Me qëllim që të përmirsohen kushtet për jetë të pavarur të personave me aftësi të kufizuara në komunën e Çairit, Shoqata e Invalidëve "Shpresa", në bashkèpunim me organizatën françeze "Handicap International", ndërsa u bashkangjitën edhe shumè organizata tjera, dhe nënkuptohet, me një përkrahje të fuqishme nga kom una e Çairit, nxitën hartimin e planit lokal akcional për personat me aftësi të kufizuara I cili èshtè i bazuar në rregullat standarde të Kombeve të Bashkuara.
Ky projekt u realizua gjatë tërë vitit 2007, ndërsa u kurorëzua me datën 07.12.2007, kur edhe u miratua nga këshilli i komunës së Çairit.
Me këtë projekt u evidentuan të gjithè problemet që preokupojnë personat me aftësi të kufizuara në teritorin e komunës, dhe siç èshtè e paraparë, pason periudha 3 vjeçare e implementimit. Në fillim të vitit 2008, u nënshkrua kontratë përmes Sh.I. "Shpresa" dhe organizatës françeze "Handicap International" pikërisht për implementimin e këtij plani, dhe gjatë këtij viti, grupi punues i cili ishte i paraparë të formohet, në bashkèpunim me përfaqësuesit e komunës, punoi mjaft suksesshëm dhe arriti këto rezultate:

  • Me aktivitetet tona arritëm që të ndërtohen 2 akcese para dy institucioneve;

  • Sh.I. "Shpresa" realizoi një kurs në sferën e informatikès i cili zgjati 3 muaj, duke filluar nga 10.09.2008 deri me datën 28.12.2008;

  • Në hyrjen kryesore të komunës së Çairit, u ndërtua akcesi për personat me aftësi të kufizuara i cili i plotson të gjithè standardet për ndërtim;

  • Përgaditje për themelimin e zyres për informata e cila do të punon sipas sistemit një- sportel;

Nënkuptohet që, ne si shoqatë, aktivitetet për implementimin e planit lokal akcional 2008-2010, do ti vazhdojmë edhe gjatë vitit 2009 dhe shpresojmë që do të arrijmë rezultate edhe më të mëdha dhe më konkrete.


Miratimi i Planit Lokal Aksional nga Këshilli i Komunës së Çairit


Debati Publik - Shkolla Fillore Liria


Seminar ne komunen e Cairit- Plani Akcionar (06.07.08.2007)


Seminar ne komunen e Cairit- Plani Akcionar (06.07.08.2007)

Ky projekt filloi me fazën përgaditore me datën 10.09.2008 ndërsa vet trajnimi filloi me datën 20.10.2008. Me këtë projekt ishte e paraparë që të trajnohen 24 anëtarë tanë, të ndarë në 4 grupe me nga 6 anëtarë, në bazë të njohurive të tyre të përparshme në sferën e informatikès. Ky trajnim u realizua në qendrën educative i cili èshtè në kuadër të Sh.I.”Shpresa”. Ky projekt zgjati deri me datën 28.12.2008, ndërsa financiarisht ishte I përkrahur nga Qyteti i Shkupit.



Shoqata e invalidëve shpresa, gjatë 3 vitet e fundit, I ka dhënë një përkushtim të veçantë krijimit të kushteve për inkluzim të mirëfillt të personave me aftësi të kufizuara nëpër shkollat e rregullta. Kjo nuk është bërë rastësisht pasi dihet që shkollimi I një personi ndikon drejtpërdrejt në krijimin e personalitetit.
Projektet që kanë ndikuar në krijimin e kushteve janë realizuar në forma të ndryshme. Kur e themi këtë, mendojmë në atë që projekti, me kalimin e kohës, ka pësuar edhe ndryshime, gjithmonë në përkryerjen e tij. Kjo don të thotë që deri para dy viteve, ky projekt është realizuar vetëm nëpërmjet qfaqjes së një pjese teatrale të një teatri rrugor. Në kohë të fundit, me të njejtin projekt kemi paraparë, përveq teatrit rrugor, edhe një puntori. Së fundi, ky projekt ishte financiarisht I përkrahur nga Fondacioni I mirënjohur Soros, ndërsa u implementua në Strumicë, Shtip, Veles dhe Strugë.

Qëllimi I këtij projekti ishte të bëhet sensibilizimi dhe inkurajimi I përfaqësuesve të të gjithè institucioneve arsimore dhe përfaqësuesve të të gjitha organizatave joqeveritare nga komuna e caktuar, duke mos i anashkaluar as përfaqësuesit e komunës sepse, me ndarjen e re teritorijale, shumica e ingerencave në arsim tani mbesin mbi komunën, që të gjithè së bashku të krijojnë kushte për një inkluzim sa më të mirfilltë të fëmijëve me aftësi të kufizuara nèpèr shkollat e rregullta.
Kushtet të cilat duhet të krijohen janë:
-Secili institucion arsimor të ketë qasje fizike;
-Të ketë të punësuar kuadër profesionist, ose defektolog;
-Të gjithè shkollat të furrnizohen me mjete ndihmëse për nxënësit me aftësi të kufizuara;
Qëllimi i dytë i këtij projekti ishte që, paralelisht, të gjithè të pranishmive në këtë punëtori tu shpèrndajmè fleta anketuese, në të cilat bëheshin pyetje sikur: sa shkolla në atë komunë kanè qasje fizike, sa nxënës me aftësi të kufizuara ndjekin shkollim të rregullt dhe a kanè ato shkolla kuadër profesionist.
Qëllimi i tretë i këtij projekti ishte ngritja e vetëdijes te të gjithè të pranishmit, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për fëmijë apo arsimtarë, që ti pranojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në rrethinën e tyre, pa stereotipe dhe paragjykime.
Ky projekt u realizua në dy faza:
-Faza e parë ishte organizimi i një punëtorije për përfaqësuesit e lartëpërmendur nga komuna paraprake, në të cilën ligjeronte ekspert nga defektologjija;





-Faza e dytë ishte shfaqja e Teatrit të Rrugës, të cilin duheshte ta ndjekin të gjithè nxënësit e shkollave që gravitojnë në komunën paraprake;




E tërë kjo ishte e përcjellur me flaerë dhe posterë.
Ky projekt filloi me realizim me datën 01.11.2007 dhe zgjati deri me 30.04.2008.Me këtë projekt, përveq këtyre 4 komunave, paraprakisht janë përfshirë edhe këto qytete ose komuna: Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, dhe Kavadar. Me këtë projekt synojmë që të përfshijmë edhe komunat tjera të R.M. sepse vetëm në këtë mënyrë mund të themi që nuk kemi bërë diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara që jetojnë nëpër ato komuna.
Shumë njerëz me aftësi të kufizuara kanè nevojë për karroca invalidore dhe nuk mund ti’a lejojnë vehtes ta blejnë, edhe me ndihmën sociale që marrin nga qeverija. Tash shpejtë mbaruam me një projekt, në bashkèpunim me Korpusin e Paqes nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, me të cilin siguruam karroca invalidore për ata persona që kanè nevojë për to ne maqedoni dhe ndihmuam që të plotësohet ajo vrimë në shërbimet sociale të qeverisë.

Ideja për këtë projekt lindi para dy viteve gjatë një takimi përmes drejtoreshës të përparshme të Korpusit të Paqes dhe kryetarit të Sh.I.”Shpresa”, z-ri Elvat Muharemi. Dedikimi dhe bashkèpunimi mes të dy organizatave e solli projektin para implementimit vitin e kaluar. Me datën 15.07.2008, pranuam fjalë që 280 karroca invalidore tani më kanè arrit në Greqi dhe presin nisjen për Maqedoni. Dokumentacioni i nevojshëm u kompletua dhe qeverija e Maqedonisë na dha leje që karrocat të futen në Maqedoni pa pagesë doganore. Kompania për doganim Orbit u kujdes për procesin e doganimit dhe karrocat u futen ne magazine derisa erdhi data për shpërndarjen e tyre.

Me datën 01.08.2008, ftuam anëtarët tanë dhe familjarët e tyre, përfaqësuesit e Korpusit të Paqes dhe mediumet, të na bashkangjiten për shpërndarjen në mënyrë të organizume të këtyre karrocave. Ky eveniment ishte mjaft emocional për të gjithè ne dhe anëtarët tanë ishin tepër të gëzuar që pranuan këto karroca.





Në muajt që vijuan, shpèrndamè karroca edhe nèpèr organizata tjera:

Gusht 20, 2008
-10 Karroca deri te qendra gerontologjike “13 Nëntori”

Gusht 26, 2008
-30 karroca deri te Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara “Mirsija”, Kumanovë

Gusht 28, 2008
-40 karroca deri te Shoqata e personave me Paraplegi dhe paralizë fëmijërore “Handicap”, Tetovë.

Shtator 06, 2008
26 karroca deri te “Handicap- Uniteti”, Gostivar

Shtator 24, 2008
-10 karroca deri te Shoqata e personave me invaliditet fizik, Kërçovë

Tetor 21, 2008
-10 karroca deri te Shoqata e personave me invaliditet fizik, Dibër

Tetor 22, 2008
-10 karroca deri te Shoqata e personave me invaliditet fizik, Shkup

Djetor 03, 2008
-5 karroca deri te qendra ditore “Tetovë”


Edhe një eveniment tjetër për shpërndarjen e karrocave ndodhi në Kumanovë me datën 14 Shtator. Prezent ishte edhe Sh.I.”Shpresa”, së bashku me përfaqësuesit e Korpusit Paqes. Moti nuk ishte aq ideal për një ditë të tillë dhe shumè pak njerëz paten mundësinë të jenë prezent për ti pranuar karrocat. Si do që të jetë, anëtarë të familjeve të tyre ishin prezent dhe i morrën karrocat për ta. Organizatat e tjera nuk paten mundësinë të organizojnë eveniment të tillë.


Ky projekt filloi me realizim me datën 09.08.2007, kur u nënshkrua memorandumi për bashkèpunim ndërmjet Sh.I. “ Shpresa”, organizatës greke “Handicap Care Hellas”, dhe “Perspektiva Evropjane”. Me këtë projekt ishte e paraparë të ndërtohet një qender për trajnim i cili do të furrnizohet me kompjutorë të rinjë dhe mjete ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara. Ky projekt ishte mjaft i suksesshëm dhe me datën 22.12.2007, qendra për trajnim filloi me punë. Qendra u themelua në bashkësinë locale të lagjes së Hekuranës dhe trajnim ndjekën 60 anëtarë tanë me aftësi të kufizuara. Proekti zgjati deri më datën 28.02.2008, i cili ishte finansiarisht i përkrahur nga Ministrija për punë të jashtme të Republikës së Greqisë.