Përshëndetje. Welcome. Добредојдовте. Shqip | English | Македонски
Association of People 

with Disabilties Shpresa

280 karroca invalidore, donacion nga SHBA

e mërkurë, shkurt 11, 2009

Shumë njerëz me aftësi të kufizuara kanè nevojë për karroca invalidore dhe nuk mund ti’a lejojnë vehtes ta blejnë, edhe me ndihmën sociale që marrin nga qeverija. Tash shpejtë mbaruam me një projekt, në bashkèpunim me Korpusin e Paqes nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, me të cilin siguruam karroca invalidore për ata persona që kanè nevojë për to ne maqedoni dhe ndihmuam që të plotësohet ajo vrimë në shërbimet sociale të qeverisë.

Ideja për këtë projekt lindi para dy viteve gjatë një takimi përmes drejtoreshës të përparshme të Korpusit të Paqes dhe kryetarit të Sh.I.”Shpresa”, z-ri Elvat Muharemi. Dedikimi dhe bashkèpunimi mes të dy organizatave e solli projektin para implementimit vitin e kaluar. Me datën 15.07.2008, pranuam fjalë që 280 karroca invalidore tani më kanè arrit në Greqi dhe presin nisjen për Maqedoni. Dokumentacioni i nevojshëm u kompletua dhe qeverija e Maqedonisë na dha leje që karrocat të futen në Maqedoni pa pagesë doganore. Kompania për doganim Orbit u kujdes për procesin e doganimit dhe karrocat u futen ne magazine derisa erdhi data për shpërndarjen e tyre.

Me datën 01.08.2008, ftuam anëtarët tanë dhe familjarët e tyre, përfaqësuesit e Korpusit të Paqes dhe mediumet, të na bashkangjiten për shpërndarjen në mënyrë të organizume të këtyre karrocave. Ky eveniment ishte mjaft emocional për të gjithè ne dhe anëtarët tanë ishin tepër të gëzuar që pranuan këto karroca.





Në muajt që vijuan, shpèrndamè karroca edhe nèpèr organizata tjera:

Gusht 20, 2008
-10 Karroca deri te qendra gerontologjike “13 Nëntori”

Gusht 26, 2008
-30 karroca deri te Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara “Mirsija”, Kumanovë

Gusht 28, 2008
-40 karroca deri te Shoqata e personave me Paraplegi dhe paralizë fëmijërore “Handicap”, Tetovë.

Shtator 06, 2008
26 karroca deri te “Handicap- Uniteti”, Gostivar

Shtator 24, 2008
-10 karroca deri te Shoqata e personave me invaliditet fizik, Kërçovë

Tetor 21, 2008
-10 karroca deri te Shoqata e personave me invaliditet fizik, Dibër

Tetor 22, 2008
-10 karroca deri te Shoqata e personave me invaliditet fizik, Shkup

Djetor 03, 2008
-5 karroca deri te qendra ditore “Tetovë”


Edhe një eveniment tjetër për shpërndarjen e karrocave ndodhi në Kumanovë me datën 14 Shtator. Prezent ishte edhe Sh.I.”Shpresa”, së bashku me përfaqësuesit e Korpusit Paqes. Moti nuk ishte aq ideal për një ditë të tillë dhe shumè pak njerëz paten mundësinë të jenë prezent për ti pranuar karrocat. Si do që të jetë, anëtarë të familjeve të tyre ishin prezent dhe i morrën karrocat për ta. Organizatat e tjera nuk paten mundësinë të organizojnë eveniment të tillë.