Përshëndetje. Welcome. Добредојдовте. Shqip | English | Македонски
Association of People 

with Disabilties Shpresa

Në këtë tubim ishin present edhe mediat edhe atë një television privat dhe dy gazetarë nga gazeta “Fakti” dhe “Lajm”. Klikoni këtu për ta lexuar artikullin për manifestimin tonë nga gazeta “Lajm” ose klikoni këtu për ta lexuar artikullin nga gazeta “Fakti”.

28 Dhjetor 2005

Që nga fillimi i formimit të Shoqatës përpos aktiviteteve tjera që janë paraparë të realizohen është paraparë që në fund të vitit të organizohet tubim me karakter kulturo-zbavitës për anëtarët e Soqatës “Shpresa”. Ky tubim është realizuar falë dëshirës dhe vullnetit të mirë të donatorëve që kanë pasur dëshirë për ta mbështetur këtë aktivitet shumë domethënës. Prandaj ky organizim veq më është bërë tradicional sepse si çdo vit edhe këtë vit Sh.I.”Shpresa” bëri organizimin e një manifestimi kulturo- zbavitës me rastin e Vitit të Ri. Ky organizim u bë me datën 28.12.2005 në restorantin “Biznis” prandaj meritë të madhe për realizimin e këtij manifestimi ka edhe pronari i këtij restoranti z. Haxhi Vehapi.

Shkaku kryesor për organizimin e këtij tubimi janë fëmijët me hendikep për të cilët u bë shpërndarja e 125 pakove me ëmbëlsira për fëmijë nga Shkupi dhe fshatrat për rreth. Si zakonisht edhe këtë vit fjalën e mori z.Elvat Muharemi Kryetari i Sh.I.”Shpresa” i cili fillimisht të gjithëve u uroi mirëseardhje dhe të gjithë fëmijëve ua uroi Vitin e Ri 2006 duke ju dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në jetë, gjithashtu faleminderoi të gjithë ata që gjatë tërë vitit kanë kontribuar për Shoqatën e Invalidëve “Shpresa”. Ai shtoi se ky manifestim përveç që kishte për qëllim që fëmijët me hendikep të nxiren nga muret e shtëpisë, të njoftohen mes tyre, të argëtohen me muzikë të cilën muzikë e bëjnë grupi i muzikantëvë siguruar të Sh.I.”Shpresa”dhe të gëzohen ose thënë me një fjalë tu bëhet një relaksimi shpirtëror. Qëllimi tjetër i këtij mëanifestimi ishte se me këtë manifestim Sh.I.”Shpresa” i rrumbullaksoi gjitha aktivitetet e saja për vitin 2005. Këto pako janë siguruar me mjete nga vetë buxheti i Sh.I.” Shpresa” edhe pse para asaj kemi dërguar kërkesa deri te donatorët e ndryshëm që ta mbështesin këtë aktivitet tonin mirëpo fatkeqsisht nuk ka pasur përgjigje pozitive nga ta. Nuk e di nëse bëhet fjalë për situatën e krijuar ekonomike në vend apo mungesë e vullnetit të donatorëve për ti gëzuar fëmijët me hendikep tha Kryetari i kësaj Shoqate z. Elvat Muharemi.





Në këtë manifestim u shpërndanë mirënjohje për 11 donatorët që kanë dhënë kontributin e tyre për herë të parë gjatë vitit 2005 . Që manifestimi të jetë sa më i begatshëm të ftuar ishin nga një deputet i partive në parlament që janë të kyçur në Lobi Grupën Interpartiake Parlamentare sepse ata sado pak janë në rrjedha të çështjeve të personave me hendikep, Kryetari i komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, Kryetari i Komunës së Butelit dhe përfaqsues të institucioneve shtetërore dhe private. Me prezencën e tyre Shoqatën e nderuan deputeti z.Ismet Ramadani, Drejtori gjeneral i Aeroportit të Shkupit z.Orhan Ramadani, profesori i nderuar z. Syrea Imami, një përfaqsues i “ Higjienës Komunale” të qytetit të Shkupit etj.

Kjo Shoqatë me formimin e Qendrës edukative anëtarëve dhe aktivistëve të vet që kanë treguar interes u ka mundësuar të kryejnë kurse të gjuhës Angleze dhe të Informatikës pa participim. Mirëpo interesimi i tyre nuk ka qenë në nivel të duhur dhe kjo ndodh si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike sepse personat me hendikep për ti ndjekur kurset duhet harxhuar mjete finansiare për transport. Shoqata për momentin nuk ka mundësi personave me hendikep t’ua siguroj transportin pasiqë nuk posedon automjet përkatës për këta persona, prandaj shoqata në fjalë ka tentativa që në të ardhmen të sigurojë automjetin e saj i cili do të kryente punë në shërbim të këtyre personave. Prandaj në manifestimin kulturo-zbavitës iu shpërndanë vërtetime anëtarëve dhe aktivistëve që kanë patur mundësi të ndjekin kurset që i ka ofruar kjo Shoqatë edhe atë për kurset e Informatikës dhe Gjuhës Angleze. Besojmë se edhe në të ardhmen do ta vazhdojmë të organizojmë aktivitete të këtilla, kuptohet, edhe me tutje kemi nevoje per perkrahjen e organizatave te ndryshme, përfundoi z.Muharemi.

Këtë vikend u mbajt Panairi i pestë i shoqatave jo-qeveritare Shkup, Maqedoni .Shpresa ishte një ndër qindra tjera organizata qe morrën pjesë në këtë ngjarje. Ishte një mundësi interesante që të njoftohet publiku me aktivitet e organizatës dhe të njoftohen organizatat jo-qeveritare të këtij rajoni njëra me tjetrën.