-Ky projekt është financiarisht i përkrahur nga fondacioni Amerikan “German Marshal Fund“. Qëllimet kryesore të këtij projekti janë:
- Krijimi i planeve lokale akcionale për përmirësimin e kushteve jetësore të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre
- Inicimi i bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe sektorit joqeveritar
- Inicimi i bashkëpunimit mes vet sektorit joqeveritar
-Qëndrueshmërija e këtij projekti garantohet me vet faktin që krijohet një dokument i cili në fund do të miratohet nga këshillet e vet komunave dhe gjithashtu, Sh.I. “Shpresa” ka për obligim që pas një viti të vizitoj të gjitha komunat dhe të bëj evaluimin e implementimin e të gjitha planeve.
-Me këtë projekt janë të përfshira 4 komuna: Gostivari, Bërvenica, Kisela Voda dhe Buteli. Realizimi i këtij projekti ka filluar me 01 Gusht, 2010 dhe do të zgjasë deri më datën 31 Maj, 2011.
-Pasi ky projekt zgjatë gati 1 vit, aktivitetet e parapara janë të ndara në disa faza ku së pari filluam me takim me të 4 kryetarët e komunave dhe i kemi njohtuar ata për së afërmi me aktivitetet dhe qëllimet që duhet të arrihen në teritorin e komunave të tyre. Normalisht, kemi kërkuar pëlqim nga ata, nëse janë të gatshëm, që në bashkëpunim me neve të realizohet ky projekt sepse interesi është te personat me aftësi të kufizuara- qytetarë të atyre komunave. Që nga takimi i parë, kryetarët e 4 komunave ishin të fascinuar me këtë ide dhe pa asnjë rezervë ranë në dakord për të realizuar këtë projekt.
Takimi i parë u mbajt me datën 05 Gusht, 2010, me kryetarin e komunës së Butelit, z-ri Petre Latinovski.

Takimi i dytë u bë me datën 12 Gusht, 2010, me kryetarin e komunës së Bërvenicës, z-ri Enver Pajaziti.

Takimi i tretë u mbajt me datën 14 Gusht, 2010, me kryetarin e komunës së Gostivarit, z-ri Rufi Osmanin.

Takimi i katërt u mbajt me datën 30 Gusht, 2010, me kryetarin e komunës së Kisela Vodës, z-ri Marjan Gjorçev.
Pas një kohe të shkurtë, ashtu siç u morrëm vesh me kryetarët e komunave, ata caktuan personin për kontakt me të cilin i kemi koordinuar të gjitha aktivitetet. Aktiviteti i radhës ishte formimi i grupeve punuese të cilat numrojnë 10-15 persona, 3 nga të cilët vijnë nga komuna përkatësë (sektori i urbanizmit, arsimit dhe çështjeve sociale) ndërsa të tjerët anëtarë vijnë nga OJQtë e ndryshme që veprojnë në teritoret e komunave të përzgjedhura, enti social, byroja për punësim, mediumet lokale, qendrat speciale, shkollat speciale dhe biznis sektori. Formimi i këtyre grupeve ka zgjatur deri me datën 30 Shtator, 2010.
Këto 4 grupe punuese patën për obligim që të ndjekin një trajnim dy-ditor në të cilin ata patën mundësinë që të njohtohen me legjislativën aktuale të R.M. në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, konventën ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara që eshtë sjellë në OKB me datën 13 Dhjetor, 2006, Agjendën 22- rregullat standarde, konventën evropjane dhe deklara të ndryshme të cilat janë deklarative apo obligative. Тë gjitha këto materijale iu shpërndanë anëtarëvë të të gjitha grupeve punuese në formë të CDsë. Gjatë këtyre trajnimeve u bë edhe nënshkrimi i memorandumeve për bashkëpunim ndërmjet shoqatës Shpresa, komunave dhe anëtarëve të tjerë të grupit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme
Trajnimi i parë u mbajt në komunën e Bërvenicës me datën 04-05 Tetor, 2010.


Trajnimi i dytë u mbajt në komunën e Gostivarit me datën 20-21 Tetor, 2010.

Trajnimi i tretë u mbajt në komunën e Butelit me datën 25-26 Nëntor, 2010

Trajnimi i katërt u mbajt në komunën e Kisela Vodës me datën 17-18 Janar, 2011.

-Si aktivitet i radhës është organizimi i punëtorive 3-ditore për çdo komunë në të cilat tash me kemi punë konkrete ku në mënyrë participative të gjithë fletojmë të drejtat dhe problemet që i preokupojnë qytetarët e këtyre komunave- persona me aftësi të kufizuara, duke filluar nga vetëdija publike, mbrojtja dhe shërmimet sociale, arsimi, qasshmërija fizike, qasja deri te informatat, sporti, kultura dhe punësimi.
Të gjitha këto të dhëna të grumbulluara, Sh.I.Shpresa së bashku me fascilitatorin, z-ri Afrim Iljazin i cili është ekspert i kësaj fushe, i përpunon dhe I fut në letër dhe në këtë menyrë hartohet draft verzioni i Planit Lokal Akcional.
Punëtorija e parë u mbajt në komunën e Gostivarit, me datën 09-10-11 Dhjetor, 2010.
Punëtorija e dytë u mbajt në komunën e Butelit, me datën 12-13-14 Janar, 2011.

Punëtorija e tretë u mbajt në komunën e Bërvenicës, me datën 07-08-09 Shkurt, 2011.

Punëtorija e katërt u mbajt në komunën e Kisela Vodës, me datën 14-15-16 Shkurt, 2011.


-Procesi vazhdon edhe më tutje.